Një shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes e ka konsideruar BE veprimin e Serbisë për të bllokuar qytetarë të Kosovës në kufijtë e saj.
Brukseli i bën thirrje Beogradit që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme, teksa po e ndjek nga afër situatën.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha:
Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t'i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”.



