Një helikopter turistik u rrëzua në Nepal këtë të martë pak pas ngritjes, duke vrarë gjashtë persona, mes të cilëve pesë turistë meksikanë. Lajmin e bënë me dije autoritetet ajrore nepaleze. "Gjashtë trupa u gjetën në vendin e përplasjes ", i tha AFP Gyanendra Bhul nga autoriteti i aviacionit civil. Avioni Manang Air u ngrit nga Surke, afër Lukla në rajonin e Everestit në orën 10:04 në drejtim të kryeqytetit Nepalez Katmandu. Nepali, i njohur për sigurinë e tij të dobët të aviacionit, ishte skena e një fatkeqësie ajrore që mori 72 jetë më pak se gjashtë muaj më parë.



