Fadil Kasemi, burri që ekzekutoi dje ish-guan në mes të rrugës në Tiranë, e ka pranuar krimin dhe u ka kërkuar falje fëmijëve. Në polici, ai ka thënë se thënë se ishte penduar, por tashmë asgjë nuk kthehej më mbrapsht.
Një pjesë të fajit ia ka faturuar viktimës, duke thënë se ajo ishte shkaktarja për gjendjen e tij, pasi gjatë kohës që ishte në burg, nuk i kishte lejuar fëmijët që të shkonin e ta takonin, raporton “Panorama”.
“Jam penduar shumë për atë që bëra, por isha shumë i rënduar psikologjikisht. Më doli situata nga kontrolli, as vetë s’e di si e kam shkrepur armën. Më vjen shumë keq për fëmijët. U kërkoj falje”, është shprehur ai para oficerëve të Policisë. Gjithashtu, ai ka treguar se para ngjarjes kishte konsumuar edhe alkool.
Të njëjtin justifikim ai e kishte përdorur edhe dy vjet më parë, kur e kërcënoi ish-bashkëshorten me armë në plazhin e Golemit. Ngjarja atëherë ndodhi në sy të dy fëmijëve të çiftit të divorcuar dhe të dhjetëra pushuesve që i erdhën në ndihmë 39- vjeçares.
Shërbimet e Postës së Policisë së Golemit arritën në kohë në vendngjarje, duke shmangur krimin në familje dhe vunë në pranga autorin. Burimet thanë se i dyshuari kishte konsumuar alkool para se të shkonte në plazhin ku ndodhej me pushime ish-bashkëshortja dhe dy fëmijët.



