
Një rrjet i veçantë, i krijuar enkas, u ka shërbyer tre drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për të komunikuar për aferat korruptive, për të cilat u arrestuan sot dy prej tyre, ndërsa një i tretë ndodhej në burg prej dhjetorit të viti të kaluar.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha tha se tre drejtorët, Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redjan Molla tha se nga zbërthimi i këtij rrjeti ka marrë rrugë hetimi i SPAK që solli edhe arrestimin e tyre.
Çështja ka nisur në prill, 2023. Pas zgjedhjeve ka bërë kallëzim Këlliçi. SPAK i ka marrë të dy kallëzimet. Mund të ishte operuar më shpejt.
Sot dy janë arrestuar dhe një i tretë është riarrestuar, Taulant Tusha. Dy drejtorët e tjerë janë ai i ujësjellësit dhe ai i territorit. Janë marrë masa sigurie më të buta për 6 pjesëtarë të tjerë që kanë firmosur dhe e hanë në fund. Këta që kanë ngritur skemën dhe kanë përfituar janë tre drejtorët e bashkisë.
Ishte një staf i ngushtë i bashkisë që përdornin një rrjet të kriptuar që e përdornin vetëm ata. Nëse kemi folur për Sky, Enchrochat, etj. sot ti ke një programues që bën një program që ta përdornin vetëm këta. Ky rrjet është kapur dhe nga këtu SPAK na shqepur historinë. Ky rrjet mund të në tregojë edhe si kanë rezultuar zgjedhjet e vitit të kaluar.



