
Benito Mussolini do të vazhdojë të mbetet qytetar nderi në Salò, qytetin verior i Italisë ku ai ngriti republikën fashiste gjermane-kukull në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Tre nga anëtarët e këshillit të qytetit me anë të një peticioni kanë kërkuar heqjen e titullit të nderit të qytetit për ish-diktatorin fashist, i cili iu dha në vitin 1924. Peticioni u hodh poshtë nga shumica e këshillit.
"Është e drejtë që ta kujtojmë Benito Mussolini si një personazh historik dhe të mbajmë mend gabimet e bëra nga fashizmi, por për ta bërë këtë nuk kemi pse ta fshijmë kujtesën e tij dhe ato që ai ka bërë për qytetin", ka thënë Gianpiero Cipani, kryetar i komunës së Salò.
Musolini ishte themelues i lëvizjes fashiste italiane dhe sundoi Italinë në vitet 1922-1943. Ai u vra në vitin 1945 në fund të Luftës së Dytë Botërore nga partizanët komunistë, teksa përpiqej të shpëtonte duke u arratisur në Spanjë.
Vitet e fundit në Itali ka një rritje të popullaritetit të ekstremit të djathtë, veçanërisht partia e Matteo Salvinit, e cila bën pjesë në koalicionin qeverisës.
Ndërkohë, gjykata e apelit në Milano rrëzoi dënimin fillestar për 11 anëtarë të ekstremit të djathtë, të cilët bënë përshëndetje naziste gjatë një përkujtimi në Varrezat Monumentale në vitin 2017. Të gjithë ata u dënuan me një muaj e 10 ditë burg dhe një gjobë prej 200 €. Një nga prokurorët e çështjes, Daniela Meliota, tha se gjestet e ekstremit të djathtë” rrit rrezikun e përhapjes së ideve diskriminuese". /Euronews/



