Ish-Presidenti Ilir Meta kërkon sot lirinë nga qelia. Sot në orën 10:00 mbahet seanca e radhës në GJKKO.
Në përfundim të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, do të ketë një prononcim për mediat të mbrojtësit ligjor të Presidentit Ilir Meta, avokati Kujtim Cakrani.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
"Për të 4 herë Meta kërkon nga gjykata lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi 313. Meta me argumentin që s’ka bërë asnjë shkelje ligjore, s’ka përdorur karta krediti, s’është përfshirë në afera korrupsioni, dhe gjithçka është përgjegjësi e ish-bashkëshortes së tij dhe duhet të përballen me ligjin, po ashtu ish-vartësi i tij Endrit Braimllari, për aferën e lobimit në SHBA. Me këtë argument dhe me argumentin që s’paraqet rrezikshmëri shoqërore pasi hetimet janë mbyllur, dhe ai s’do intimidojë asnjë dëshmitar, kërkon lirinë. Është gjyqtarja Ingerta Hysi që do shqyrtojë këtë kërkesë".
Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.



