Eksperti i ekonomisë Igli Zepishta, për çmimet e rritura të karburanteve dhe mungesës së ndërhyrjes, ngre shqetësimin për kohëzgjatjen, duke thënë se jemi ende në fillime dhe se një krizë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se qeveria duke patur kaq pak operatorë në treg, të cilët kanë mundësi të operojnë dhe hedhin në treg karburantet, e ka mundësinë që t’i kontrollojë më shumë ata, edhe nën presion në një farë mënyre.
Sipas tij, qeveria e ka mundësinë që për gjithë periudhën e krizës, të vendosë një marzh fitimi më të ulët, nga sa operojnë në treg, për kohën e zgjatjes së krizës.
Zepishta shtoi se, qeveria duhet të marrë masa në mënyrë që biznesi i pari të mos e ndjejë rritjen e çmimit, pasi do e transferojë tek konsumatorët, duke vënë në vështirësi konsumin dhe ku një pjesë të bizneseve mund t’i çojë dhe në faliment.
Sipas të gjithë vëzhgimeve të paktën në rajonin tonë ka patur rritje të konsiderueshme të çmimeve të karburanteve e njëjta gjë ka ndodhur në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, por janë sërish me çmime më të ulëta se në tregun shqiptar. Qeveria me firmat importuese të naftës, firmat kryesore, duhet të kenë një menaxhim më të mirë të kësaj krize, e cila nuk e dimë se sa do zgjasë.
Rritja nuk është e njëjta rritje si në vendet e rajonit, ku ka qenë me 20-25%, por ne e ndjejmë shumë këtë rritje 200 lekë të vjetra, sepse edhe strukturën e taksave që aplikohen mbi karburantin, e kemi shumë të rëndë.
Nëse kjo periudhë vërtetë do të zgjasë, rritja do jetë shumë më e madhe, ndoshta si në fillimin e luftës në Ukrainë kur shkoi 240-250 lekë për litër, e cila do jetë një rritje katastrofike në shumë drejtime të ekonomisë, duke filluar që nga bujqësia, tregtia, do prekë edhe prodhimin vendas, për aq sa vend prodhues jemi ne. Vendet e rajonit janë 1.5 lekë për litër, ne jemi shumë më lartë.
Nuk ka një lloj transparence të plotë që ta kuptojnë qytetarët mirë se kush janë përfituesit më të mëdhenj në këtë krizë. Qeveria duhet të marrë masat, që biznesi i pari të mos e ndjejë se do e transferojë tek konsumatorët, duke vënë në vështirësi konsumin, ku një pjesë të bizneseve mund t’i çojë dhe në faliment.
Qeveria duke patur kaq pak operatorë në treg që kanë mundësi të operojnë dhe hedhin në treg karburantet, e ka mundësinë që t’i kontrollojë më shumë ata, edhe nën presion në një farë mënyre. Duhet edhe një bashkëpunim edhe i operatorëve kryesorë.
Qeveria e ka mundësinë që për gjithë periudhën e krizës, të vendosë një marzh fitimi më të ulët, nga sa operojnë në treg, kjo për kohën e zgjatjes së kësaj krize. Në gjithë këtë krizë më të fituarat janë shoqëritë e hidrokarbureve që mund të gjejnë mënyra abuzimi për të përfituar nga kjo situatë.



