
Ekspertët ukrainas kanë mbërritur tashmë në Poloni për të bashkëpunuar në hetimin e raketës që ra në territorin polak më 15 larg kufirit.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Kam folur me ministrin e Jashtëm polak Zbignieë Rau.
Ukraina dhe Polonia do të bashkëpunojnë hapur dhe në mënyrë konstruktive për incidentin terrorist të raketave ruse kundër Ukrainës.
Ekspertët tanë janë tashmë në Poloni. Ne presim që ata të kenë akses të shpejtë në vend në bashkëpunim me forcat polake të sigurisë.



