Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se PD-ja nuk mund të arrijë të marrë qeverinë teknike që kërkon me 5 molotovë që hedh gjatë protestave që organizon.
Sipas Bregut, PD-ja duhet të forcojë strukturat e saj që në zgjedhjet e 2027 të balancojë pushtetin lokal së paku.
Protesta e djeshme ishte paralajmëruar që nuk do të ishte paqësore. PD i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me të.
Duhet akoma më e dhunshme nëse do donte të kishte një rezultat PD-ja.
PD-ja pretendon që duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me 5 molotovë nuk mund të marrësh një qeveri teknike.
Protestat duhet të vazhdojnë, por vendi po hyn në viti elektoral. Do presim 2027 për të parë a ka forcë opozita. Të gjitha bashkitë janë në drejtimin e PS. Dhe zgjedhjet e fundit ishin katrastrofike për opozitën. Duhet të ketë një qasje më të ndryshe për të balancuar pushtetin lokal të paktën. PD duhet të forcojë strukturat e saj.



