“Ç’Brexit? Duhet të largohemi nga Toka”

“Ç’Brexit? Duhet të largohemi nga Toka”

Britanikët votuan një vit më parë për të dalë nga Bashkimi Europian dhe bisedimet e shkëputjes kanë nisur tashmë.

Por, britaniku më i famshëm në fushën e astrofizikës thotë se Brexit nuk mjafton. Njerëzimit, thotë ai, i duhet një “Earthexit”.

Stephen Hawking është rikthyer me parashikimet e tij të zymta për të ardhmen e njerëzimit dhe këtë e ka bërë në sezonin e ri të dokumentarëve shkencorë të BBC-së, “Tomorrow World”.

Hawking thotë se numërimi mbrapsht ka nisur dhe brenda një shekulli, njerëzimi duhet të gjejë mënyrën që të largohet nga ky planet.

“Ndryshimet klimatike, rritja e rrezikut për t’u goditur nga një asteroid dhe mbipopullimi janë faktorët që kërcënojnë të ardhmen tonë”, thotë Hawking.

Në seritë e dokumentarit, Hawking dhe ish-studenti i tij, Christophe Galfard do të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme në përpjekje për të zbuluar mundësitë që njeriu të largohet prej këtu.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i shkencëtarit të famshëm britanik. Ai shquhet për parashikimet e zymta dhe e famshme është thënia e tij referuar bombës bërthamore.

“Është e çuditshme që ne sot kemi teknologjinë për të shkatërruar planetin tonë, por nuk kemi teknologjinë për t’u larguar nga ky planet”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy