Zelensky: Rindërtimi i Ukrainës do të jetë projekti më i madh ekonomik i Evropës

Zelensky: Rindërtimi i Ukrainës do të jetë projekti më i madh ekonomik i Evropës

Rindërtimi i Ukrainës pas luftës do të jetë projekti më i madh ekonomik i Evropës. 

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili sot mbajti një fjalim para parlamentit ukrainas për politikën e brendshme dhe të jashtme, duke bërë një bilanc të vitit të kaluar.

Fjalimi u raportua nga deputeti Yaroslav Zhelezniak, i cituar nga Ukrainska Pravda.

Për rindërtimin, udhëheqësi ukrainas u ka kërkuar parlamentarëve të hartojnë legjislacionin për të stimuluar kompanitë të hyjnë në tregun ukrainas. Fjalimi i Zelensky zgjati 52 minuta. Krahas tij, mori pjesë e gjithë qeveria, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, si dhe diplomatë të huaj, pjesëtarë të ushtrisë dhe familjarë të ushtarëve të rënë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy