Në New York kthehet mbajtja e maskës mbrojtëse tashmë është një detyrim për qytetarët.
Urdhri i Guvernatorit Andrew Cuomo kërkon që maska të vishet gjithmonë kur jemi në transport publik, përfshirë taksitë. Për fëmijët, detyrimi fillon nga dy vjec e tutje.
Masa u njoftua tre ditë më parë për të parandaluar përhapjen e virusit.
Mbi 41,000 njerëz pozitivë u raportuan këtë javë në shtetin e New Jorkut, një mesatare prej mbi 8,000 njerëz në ditë, rreth i njëjti numër si dy javët e mëparshme.



