Kurti e Meta: Të përkrahim Procesin e Berlinit dhe nismat gjithëpërfshirëse rajonale

Kurti e Meta: Të përkrahim Procesin e Berlinit dhe nismat gjithëpërfshirëse rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, janë shprehur sot se dy vendet duhet të përkrahin vetëm nismat gjithëpërfshirëse rajonale, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, siç është Procesi i Berlinit.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë thuhet se Kurti e ka falënderuar Metën që e ka zgjedhur Kosovën si vendin për ta përmbyllur mandatin e tij si President.

Kryeministri, sipas njoftimit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, Kurti vuri theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, te rëndësia e bashkëpunimit në fushën e energjisë, investimeve në bujqësi, e sidomos te rëndësia e investimeve në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka kërkoi bashkëpunim të të dyja vendeve në këtë drejtim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy