Japonia thotë se nuk mund të mbrohet nga raketat e reja të Koresë Veriore

Japonia thotë se nuk mund të mbrohet nga raketat e reja të Koresë Veriore

Ministri i brendshëm japonez, Takeshi Iwaya, tha se Koreja Veriore duket se është duke prodhuar koka bërthamore që mund t’i ikin sistemit mbrojtës raketor të Japonisë.

Zyrtari i lartë i qeverisë japoneze tha të martës se Japonia beson që raketat e Koresë Veriore i përkasin një lloji të ri të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, të cilat mund të bëjnë trajektore të parregullta dhe mund t’i mashtrojnë sistemet aktuale mbrojtëse.

Testimet e fundit të raketave me rreze të shkurtër nga Pjonjangu kanë ngritur alarm në Japoninë fqinje, ndonëse presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se lëshimi i tyre është i parëndësishëm.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkatërrues raketash në Detin e Japonisë, të pajisur me aeroplanë luftarakë që janë të ndërtuar për shkatërrimin e raketave në ajër.

Sidoqoftë, këto sisteme mbrojtëse janë të dizajnuara për të shkatërruar raketa që kanë trajektore të rregullt dhe të parashikueshme dhe çdo devijim i fluturimit të tyre do ta bënte të vështirë efikasitetin e sistemit mbrojtës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar të martën në një mbledhje private për testimet e raketave nga Koreja e Veriut pas kërkesës së Gjermanisë, Francës dhe Britanisë.

Të trija shtetet e dënuan testimin e raketave nga vendi komunist, duke thënë se një veprim i tillë është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit, shkruan “The Guardian”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy