Djali i Osama bin Ladenit dëbohet nga Franca, i ndalohet kthimi

Djali i Osama bin Ladenit dëbohet nga Franca, i ndalohet kthimi

Djali i themeluesit të Al Kaedës, Osama bin Laden është dëbuar nga Franca, ku jetoi për vite me radhë duke pikturuar peizazhe në një fshat të Normandisë.

Atij i ndalohet kthimi në Francë dhe shkak për ndëshkimin janë bërë postimet e komenteve në mediat sociale ku ka lavdëruar terrorizmin.

Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau tha se kishte firmosur një urdhër që ndalonte Omar bin Laden nga Franca dhe se më herët ishte dëbuar.

“Z. Bin Laden, i cili ka jetuar në rajonin e Orne për disa vite si bashkëshorti i një shtetase britanike, postoi komente në rrjetet e tij sociale në vitin 2023 që lavdëronin terrorizmin”, shkroi Retailleau në X.

Ndalimi administrativ garanton që zoti Bin Laden nuk mund të kthehet në Francë për asnjë arsye.

Djali i liderit të Al Kaedës, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve franceze për një postim në rrjetet sociale në ditëlindjen e babait të tij, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy