
Sot, ministri i Financave të Britanisë, Philip Hammond, tha se ideja e një referendumi të dytë ka të ngjarë të shqyrtohet sërish në parlamentin britanik, edhe pse qeveria është krejtësisht kundër çdo referendumi të ri për këtë çështje.
Megjithatë, ai tha se shpreson që parlamenti do t’i japë një zgjidhje rrugës pa krye të Brexit-it, duke pranuar marrëveshjen e qershorit pa një referendum të ri. Sipas tij, nuk duhet të ketë një referendum tjetër.



