Uragani ‘Nicholas’ godet Teksasin dhe Luizianën

Uragani ‘Nicholas’ godet Teksasin dhe Luizianën

Uragani Nicholas ka zbritur në bregdetin e Teksasit në SHBA, duke sjellë shi të fortë dhe rrezikun e përmbytjeve kërcënuese për jetën. Uragani u forcua nga një stuhi tropikale vonë të hënën, para se të arrinte në tokë në 00:30 (05:30 GMT).

Presidenti Joe Biden shpalli një emergjencë në Luiziana dhe urdhëroi ndihmë federale për shtetin.

“Nicholas” vjen vetëm disa javë pasi Uragani Ida, i pesti më i fortë që ka goditur ndonjëherë kontinentin amerikan - vrau dhjetëra persona dhe la më shumë se një milion banorë të Luizianës pa energji elektrike.

“Nicholas” po mbart erëra maksimale të qëndrueshme prej 120 km/orë, thanë zyrtarët e motit, dhe pritet të godasë zonën e Hjustonit me shi deri në 18 inç.

Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve paralajmëroi se "ndikimet e përmbytjeve të rrezikshme për jetën, veçanërisht në zonat metropolitane shumë të urbanizuara, janë të mundshme", dhe Shërbimi Kombëtar i Motit e quajti atë një "situatë kërcënuese për jetën".

"Ne duam të sigurohemi që askush të mos jetë i befasuar nga kjo stuhi," tha Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards në një konferencë shtypi.

Ai paralajmëroi se sistemet e kullimit ende të bllokuara nga Ida mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta.

Kryebashkiaku i Houston Sylvester Turner paralajmëroi përmbytjet dhe u bëri thirrje afërsisht 2.3 milion banorëve të qytetit të qëndrojnë jashtë rrugëve dhe autostradave.

Dhjetëra shkolla në të dy shtetet janë mbyllur dhe qindra fluturime janë anuluar ose vonuar në aeroportet në qytetet e Teksasit Corpus Christi dhe Houston.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy