Kam bërë gjithçka që opozita të futet në zgjedhje. Kjo ishte deklarata e kreut të qeverisë Edi Rama gjatë një konference për mediat.
“Jam i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë çdo gjë që opozita të marrë pjesë, kam bërë gjithçka për demokratët e vërtetë”, tha kryeministri në fjalën e tij.
Rama deklaroi se 18 qershori që është edhe data e zgjedhjeve nuk mund të negocioet, pasi ajo nuk është në dorën time.
"Mekanizmi i ri institucional që kemi opropozuar për kontrollin e brenfdshëm të qeverisë gjatë zgjedhjeve garanton barazi dhe transparencë për të gjithë në garën zgjedhore. Dua tju them faleminderit për mbështetjen që na jepni në këtë përpjekje për të lidhur fillin e humbur të PD dhe për të mos lënë asgjë pa bërë në funskion të gjithëpërfshirjes së procesit të 18 qershorit. Mos keni asnjë shqetësim sepse edhe pot ë doja të nmegociojë 18 qershorin nuk e kam të mundur pasi nuk është në dorën time. 18 qershori është përcaktuar në bazë të kushtëetutës për gjykimine partive nga populli. 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e neogicatave të partive. Ju siguroj se nëse si ktyetar partie nuk kam asnjë të voglin shqetësim nëse PD i shkon deri në fund një trategjie vetëvrasje si kryeministër nuk dua të lë asnjë gur që qytetarët që duan të votojnë PD të kenë mundësi ta bëjnë në 18 qershor", tha Rama gjatë fjalës së tijë.
Në fjalën e tij kreu i maxhorancës deklaroi se ka një plan për destabilizimin e vendit.
"Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan. Këto nuk janë hamendje, por fakte. Por qe shqiperia nuk do te destabilizohet nga ky plan dhe kete ja siguroj te gjitheve", tha Rama.
Por surpriza e kësaj conference për mediat e kryeministrit Rama ishte tërheqja kandidatit të majtë nga gara për kreun e Bashkisë së Kavajës.
Rama theksoi se i ka kërkuar kandidatit të PS të tërhiqet nga gara në Kavajë.
Oferta është për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zhbllokimin e Vettingut, tha Rama duke përjashtuar kushtet e Bashës për qeveri teknike dhe numërim elektronik.
“Edhe fare fare pak durim u kërkoj të gjithëve, tha Rama duke shtua se Me PD-në Pa PD-në më 18 qershor populli do të vendosë me votë”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se ia perseris Lulzim Bashes, lere tani Kavajen. "Hiqe nga mendja se nje gje te tille mund ta besh per 18 qershorin. Fokusohu te afati i fundit, qe eshte 8 maji. Zgjedhjet do te behen me 18 qershor. Dhe une deri te henen e 8 majit jam ne dispozicion”, tha Rama.



