BE, 7.4 miliardë euro për Egjiptin/ Mbështetje për ekonominë dhe frenim të emigracionit

BE, 7.4 miliardë euro për Egjiptin/ Mbështetje për ekonominë dhe frenim të emigracionit

Bashkimi Europian ka bërë gati një paketë financiare prej 7.4 miliardë eurosh për Egjiptin nga viti 2024 deri më 2027-ën.

Financimi synon ta ndihmojë Kajron në terma afatshkurtër dhe afatgjatë përmes mbështetjes me grante, por dhe shkëmbimin e mundshëm të borxhit, në mënyrë që të lehtësojë thithjen e investimeve.

Bashkëpunimi do të shtrihet në shumë fusha të ekonomisë moderne, duke përfshirë energjinë e rinovueshme, industrializimin e avancuar, bujqësinë, sigurinë ushqimore, lidhjen dhe dixhitalizimin, sigurinë dhe menaxhimin e ujit. Këta sektorë do të tërheqin investime evropiane deri në 5 miliardë euro, duke lehtësuar flukset e tregtisë dhe investimeve në përputhje me detyrimet e tij ndërkombëtare, veçanërisht ato kundrejt BE-së.

Pakti do të reduktojë varësinë nga gazi rus si dhe për të ndihmuar në ndalimin e emigracionit në Mesdhe.

Kjo marrëveshje ngre marrëdhëniet e BE-së me Egjiptin në stadin e partneritetit strategjik.

“Me peshën politike dhe ekonomike të Egjiptit dhe vendndodhjen e tij strategjike në një rajon shumë të trazuar, rëndësia e marrëdhënieve tona vetëm se do të rritet vetëm me kalimin e kohës”, tha Ursula von der Leyen, shefe e Komisionit Europian.

BE-ja ka shqetësim të shtuar për flukset migratore në kontinent, teksa ekspertët thonë se me Egjiptin po ndiqet modeli i ngjashëm me Turqinë. Më herët Brukseli ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Libinë, Tunizinë dhe Mauritaninë.

Ndër vendet më të shqetësuara për emigracionin e paligjshëm nga Egjipti janë Greqia dhe Italia. Nuk kanë munguar edhe kritikat për këtë partneritet. “Human Rights Watch” tha se këto marrëveshje po forcojnë sundimtarët autoritarë teksa tradhtojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët, avokatët dhe aktivistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy