Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe në Shkodër, ku dy persona mbetën të plagosur si shkak i të shtënave nga shtetasi Lul Rakaj i cili rreth orës 9:45 ka qëlluar me armë në hyrje të një lokali.
Lidhur me këtë ngjarje gazetarja Bendis Druni për MCN shprehet se Arsyet e kësaj ngjarjeje akoma nuk janë të qarta nëse autori ka pasur si shënjestër dy personat që janë plagosur të identifikuar si Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj.
Ajo bënë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje Lul Rakaj nuk është tërësisht i panjohur për policinë pasi ai rreth 13 vite më parë ka vrarë shtetasin Kole Mushku në Hot të Malësisë së Madhe. Ngjarja ishte një hakmarrje për vrasjen e babait të tij të cilin Kole Mushku e kishte vrarë më përpara.
Lidhur me plagosjen e sotme policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur edhe procedurat pre hetimin dhe zbardhjen e shkaqeve.
Sa i përket plagosjes së ndodhur sot në mëngjes të ndodhur në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe dhe deri tani informacionet na drejtojnë te dy të plagosur ku një prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka marrë një plumb në gjoks.
Bëhet fjalë për Avenir Hasanaj, i cili është në kujdesin e mjekëve. Sa i përket autorit të identifikuar si Lul Rakaj, ai është shpallur në kërkim pasi kur ka kryer aktin është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e krimit, pistoletën.
RENEA dhe forcat speciale janë drejtuar në Malësi të Madhe duke kërkuar për të bërë të mundur arrestimin e tij. Rakaj nuk është emër i panjohur pasi 13 vite më parë ai ka vrarë një tjetër person për tu hakmarrë ndaj vrasjes së babait të tij.



