Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të PD-së, Grigels Muçollari tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se problematikat që kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve të FRPD-së kanë ardhur për shkak të kohës së pakët që kanë pasur strukturat për të kontrolluar të dhënat e riregjistrimeve dhe regjistrimeve të reja të anëtarësisë që u pranuan jashtë afateve.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Muçollari tha se kanë ndodhur 52 raste gabimesh në mbi 17 mijë anëtarë dhe se kjo gjë nuk e ndikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka gati 60 ditë që ka filluar dhe ka evoluar në ecurinë e tij. Për herë të parë kandidojnë 6 kandidatë që i shkojnë në fund garës dhe nuk ka tërheqje. Është vendosur rregullorja në bashkëpunim me kandidatët, me të gjashtë.
Ka ndodhur një problematikë. Ishte vendosur një afat përfundimtar për dorëzimin e anëtarësisë dhe për regjistrimin e anëtarëve të FRPD. Pas të gjithë ecurisë që ka kaluar PD gjatë një viti, FRPD vendosi të hapë një proces riregjistrimi të anëtarësisë aktuale dhe pranimit të anëtarësimeve të reja. U la një afat 45 ditor dhe kandidatët u pajisën me formularë anëtarësimi, u vendos një datë , 15 shtator dhe pas kësaj date erdhën formularët nga kandidatët në kundërshtim me rregulloret. 6 kandidatët dërguan një kërkesë që të pranoheshin anëtarësimet përtej afateve dhe KQZ e pranoi dhe shumë anëtarësime kanë ardhur në momentin e fundit. Dhe nuk qe mundësia të kontrollonim datëlindjen dhe elementë të tjerë.
Bëhet fjalë për 52 raste në 17 400 anëtarë. Në këto 52 raste bëhet fjalë për 4 që kanë votuar në Thumanë. S’duhet të ndodhte, por këto zgjedhje janë rregulluar vetëm nga FRPD. Bëhet fjalë për një proces të organizuar nga FRPD dhe ka pasur problematika, por nuk ndikon në rezultatin final.



