
Ky është momenti tronditës kur një makinë fluturon në ajër dhe godet hyrjen e një tuneli dhe më pas rrotullohet 360 gradë pasi një shofer e ka zënë gjumi në timon.
Një aksident i tmerrshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë në një tunel pranë Poprad të Sllovakisë.
Shoferin 44-vjeçar nuk u plagos dhe një test frymëmarrje për alkoolin ishte negativ pas incidentit.
Policia e cila ka publikuar videon shkruan se aksidenti ndodhi më 20 dhjetor dhe fatmirësisht drejtuesi i BMW është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve por është jashtë rrezikut për jetën.
Përgjumja mund të zgjasë pesë deri në 10 sekonda dhe ka më shumë gjasa të ndodhë në një situatë monotone.
Njerëzit zakonisht zgjohen nga këto episode papritmas me një tronditje e kokës.
Në një sondazh të vitit 2014 tek 1,000 shoferë thuhet se 45% e meshkujve pranuan të përgjumeshin ndërsa po ngisnin makinën, gjithashtu edhe 22% e grave, raporton BBC .



