Koti: PD duhet të rikthehet te parimet e djathta. Nuk besoj se Meta do konvertohet!

Koti: PD duhet të rikthehet te parimet e djathta. Nuk besoj se Meta do konvertohet!

Deputetja demokrate Sorina Koti deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se PD duhet t’u rikthehet parime të djathta. Ajo e konsideroi si “të detyruar” koalicionin me Partinë e Lirisë, ndërsa u shpreh se nuk beson se Ilir Meta do të konvertohet në një politikan të djathtë.

Ka qenë ndoshta një koalicion i detyruar me PL, në kushtet kur PD e Rithemelimit nuk regjistrohej si forcë politike, do gjenim të gjitha mënyrat për t’u futur në garë. Shqipëria është vendi i paradokseve ku jo gjithmonë funksionon sistemi i të drejtës. Aleancat me parti të majta mund të duken jo të drejta në sy të qytetarëve dhe demokrate, por duke marrë parasysh situatën, kemi qenë të detyruar të bënim aleancë me Z. Meta. Por duke pranuar kushtin që kandidatët e primareve do pranoheshin edhe nga PL, ne nuk nga mbetej gjë tjetër veçse të formonim boshtin opozitar”.

Pyetjes nëse Meta mund të konvertohet në një politikan të djathtë, Koti iu përgjigj:

Nuk e besoj sepse çdo parti ka boshtin e vet të bindjes, ideologjisë, qasjes, dhe pse është krijuar. Më duket absurd, ose paradoks i radhës nëse do ndodhte kjo gjë. Është ndoshta zgjidhja momentale për këtë situatë që po kalon Shqipëria”.

Koti tha se nuk është e lehtë të jesh i djathtë në një vend që ka 80 vjet në komunizëm, duke iu referuar këtu edhe PS-së, por shtoi se duhet punuar me brezin e ri.

Është e vërtetë. Personalisht kam besuar fort se PD do t’i rikthehet vlerave të saj. Ndoshta nuk ka shumë kuptim konservatorizmi në Shqipëri. Ne i rikthehemi vlerave të djathta që ka pasur Britania e Madhe, SHBA, vlerave tradicionale, ku peshë ka individi, biznesi, feja, kombi, liria për të shprehur fjalën. Nuk është e lehtë të jesh i djathtë në një vend që ka gati 80 vjet komunizëm, se pavarësisht se 30 vite janë tranzicion, PS dhe Partia Komuniste bëjnë gati 80 vite që janë prezentë në brumosjen politike, sociale, ekonomike të popullit shqiptar. Është një luftë që ne duhet ta fitojmë të paktën me brezin e ri. Është e vështirë me brazat më të vjetër. Jemi për taksa të ulëta, të sheshta. Jemi gjithmonë në krahun e biznesit, ku është oferta. Ndoshta jemi pak vonë. Por të rikthehemi në parimet e djathta, nuk po them konservatore. T’i rikthehemi identitetit tonë që kemi pasur në 92-96. Po punoj një draft për politikat ekonomike fiskale për pushtetin vendor në doktrinën e djathtë. Ndoshta bëhet pjesë e platformës për një qeverisje lokale të djathtë. Alibeaj është fraksion brenda partie, ne nuk i kemi përjashtuar. Alibeaj s’ka pranuar të jetë fraksion i Rithemelimit. Por zgjedhjet e 14 majit do jenë një përgjigje qoftë për z.Alibeaj, qoftë për ne të Rithemelimit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy