Drafti i KE-së: Hapje negociatash, por me kushte

Drafti i KE-së: Hapje negociatash, por me kushte

Hapje e negociatave, por me kushte. Kjo është ajo që paralajmërohet në draftin paraprak të konkluzioneve të Këshillit Europian për samitin e 18 tetorit, i përgatitur nga Presidenca e Këshillit.

Drafti thekson se brenda gjashtëmujorit të parë të 2020-s duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të ketë përparime në reformën zgjedhore.

"Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysma e parë e vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së  Lartë, dhe të përparojnë më tej në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR", thuhet në draftin paraprak të Këshillit të Evropës.

Kushtet janë të njëjtat që janë vendosur dy javë më parë edhe nga Bundestagu gjerman.

Në dokument përfshihen edhe kushtet që duhet të realizohen përpara se të hapen kapitujt e parë.

-Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.

-Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.

-Ngritja dhe funksionimi i SPAK.

-Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.

-Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

-Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy