Të paktën 35 persona janë vrarë dhe 134 të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulmin me raketa të Rusisë në një bazë stërvitore ushtarake në Ukrainën Perëndimore, tha guvernatori rajonal i Lviv.
Ndërsa bëri një përditësim të shifrave, Maksym Kozytskyy deklaroi se numri i të vdekurve ishte rritur nga nëntë në 35, ndërsa 134 u plagosën pas sulmeve ajrore në objektin në Yavoriv.
Dy shpërthime të mëdha ndodhën mëngjesin e sotëm në bazën në Yavoriv, një qytet garnizoni vetëm 12 km nga kufiri polak. Sulmi me raketa ndodhi në orën 05:45 (sipas orës lokale).
Kozytskyi, tha se forcat ruse hodhën më shumë se 30 raketa në bazën Yavoriv.
Në këtë bazë ishin zhvilluar më herët stërvitje ushtarake të Britanisë së Madhe, SHBA-ve.
Ukraina zhvilloi atje pjesën më të madhe të stërvitjeve të saj me vendet e NATO-s, përpara se të ndodhte agresioni rus.



