Një bisedë e pazakontë mes kryeministrit italian, Giuseppe Conte, dhe një avokati në pension është publikuar në rrjetet sociale.
Gjatë një vizite në Napoli, Conte është ndalur në redaksinë e “Fanpage”, nga ballkoni i të cilës ka shijuar panoramën me malin Vezuv në sfond.
Por në një nga ballkonet e ndërtesës përballë, një i moshuar pa pantallona ka hyrë në bisedë me të.
“Jam avokat i çështjeve civile, në pension prej një viti”, i është prezantuar ai kryeministrit, ndërsa më tej është ndalur te një projektligj i propozuar në Senat së fundmi. Avokati i thotë kryeministrit se ligjin po e bllokon ministri i Brendshëm, Salvini.
Edhe vetë Conte e ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram.



