
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për dëshminë e Mustafa Martinajt, babait të Ervis Martinajt, gjatë procesit gjyqësor që lidhet me sekuestrimin e pasurive të familjes.
Sipas Lalës, 73-vjeçari është shprehur para trupit gjykues se është i bindur që djali i tij nuk jeton më, ndërsa ka shfaqur pakënaqësi për mënyrën se si institucionet po trajtojnë çështjen.
Sipas gazetares, familja Martinaj pretendon se Ervis Martinaj nuk jeton më dhe kërkon të dijë të vërtetën për fatin e tij.
Mustafa Martinaj dëshmoi në procesin që lidhet me sekuestrimin e pasurive, ndaj tij dhe të të birit, Ervis Martinaj dhe persona të bashkëlidhur.
Prokuroria kishte kërkuar dëshminë e Mustafa Martinaj. Dëshmia lidhej me faktin që u përpoq të bindte gjykatën që pasuria ka burime të ligjshme. Tha ka punuar si zyratar dhe pastaj biznesmen, si kambist dhe pikat e këmbimit valuator. Pretendoi se ka patur mundësi të mëdha financiare për të justifikuar pasurinë.
Nuk la pa prekur zhdukjen e të birit. Tha që nuk jeton më dhe i vjen turp se përse nuk pyetet për zhdukjen dhe vdekjen e djalit, por pyetet për rreckat dhe beton. Ai tha se familja e tij është përsekutuar, sepse pas zhdukjes së të birit ka patur 23 kontrolle nga policia, me idenë se dyshonte që mund të ishte gjallë. E kam pyetur se çfarë informacioni kishte nga autoritetet, tha nuk luaj bixhoz, por tha nuk e jap dot unë këtë përgjigje.
Kam një kritikë për autoritetet, mendoj se nuk kanë bërë mjaftueshëm për zhdukjen e Ervis Martinaj dhe vrasjen e Brilant Martinaj.
Jeton Lami ka shkuar në familjen e Martinaj, sigurisht ai nuk ka treguar të vërtetën, nëse do të fliste që në momentet e para, fati i Martinaj do të zgjidhej. Di që Gledis Nano, nuk e ka takuar Jeton Lamin vetëm në zyrë por edhe në ambientet e paraburgimit. Në këtë kuadër, duke qenë se SPAK e ka subjekt të procedimit penal, duhet ti thërrasë këta persona dhe ti marrë në pyetje. Ta tërheqë dosjen nga Prokuroria e Lezhës. Nuk kanë kapacitet për të hetuar.
Xhaxhai pretendon se pak minuta para se të ndërpritet komunikimi, Martinaj ka shkruar mesazh se po kthehej në banesë.. Familja Martinaj ka të drejë të dijë për fatin e të birit dhe vrasjen e Brilant Martinaj.
Sa i përket fatit të Martinajt, autoritetet nuk kanë thënë asgjë.



