Numri dy i Al Kaedës, Abu al-Khayr al-Masri, është vrarë gjatë një sulmi amerikan me dron në Siri.
I njohur ndryshe si Ahmad Hasan Abu al-Khayr al-Masri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i liderit të organizatës terroriste, Ayman al-Zaëahiri.
Vdekja e 59-vjeçari me origjinë egjiptiane është konfirmuar nga disa ekspertë në Siri.
Në rrjetet sociale thuhet se ai është goditur nga droni teksa udhëtonte me makinë të dielën.
Fotot tregojnë një makinë tip “KIA” në anë të rrugës me një vrimë të madhe në pjesën e sipërme.
Raportohet se ka qenë tepër e vështirë nxjerrja e trupit të tij nga makina. A-Masri rezulton të jetë dhëndri i ish-liderit Osama bin Laden.
Vdekja e tij nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga amerikanët.



