Lavrov: Rusia dhe SHBA-të bien dakord për bashkëpunim të plotë

Lavrov: Rusia dhe SHBA-të bien dakord për bashkëpunim të plotë

Kryediplomati rus Sergei Lavrov, i cili ishte pjesë e delegacionit në Riad, deklaroi në një konferencë për media se Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të krijojnë kushte për të rivendosur plotësisht bashkëpunimin midis dy kombeve.

Ndërsa homologu i tij Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, tha: “Sot është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, por i rëndësishëm”.

Rubio shton se "qëllimi i takimit të sotëm" ishte hedhja e një hapi tjetër pas telefonatës së Presidentit të SHBA Donald Trump me Presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar dhe "krijimi i linjave të komunikimit".

 Ai ka komentuar mungesën e Ukrainës dhe BE-së në bisedimet e sotme në Riad.

Gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve, ai thotë se "askush nuk po anashkalohet".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy