Censi në Kosovë, Mulaj: Popullsia është tkurrur me 8.8%, komunat serbe bojkotuan (VIDEO)

Censi në Kosovë, Mulaj: Popullsia është tkurrur me 8.8%, komunat serbe bojkotuan (VIDEO)

Studiuesi Isa Mulaj për të dhënat e censit në Kosovë, ku rezultojnë 1.58 milionë banorë thotë se regjistrimi i fundit tregoi për një rënie të numrit të përgjithshëm me 8.8% krahasuar me vitin 2011.

Ai deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV se katër komuna serbe në Veri e kanë bojkotuar regjistrimin në masë dhe se këto janë të dhënat paraprake pasi rezultati përfundimtar do dalë në dhjetor.

Drupal Ad

Ne kemi një tkurrje prej 8.8% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Shkaqet kanë filluar më herët, sidomos me valën e madhe të emigracionit që ndodhi në 2014-2015 që njihej dhe si kriza e emigracionit në Europë.

Rreth 90 mijë shqiptarë nga Kosova kishin emigruar nga marsi 2014 deri në fund të vitit 2015.

Edhe gjatë viteve në vijim dhe gjatë pandemisë ka vijuar emigracioni, shkaqet nuk duken të ndërlidhura për arsye ekonomike, më tepër ndërlidhen me strukturën e qeverisjes politike, padrejtësitë sociale dhe me radhë. Shifrat për tkurrjen e popullsisë i kam pritur.

Janë ende rezultate paraprake, por sidoqoftë nuk besoj do të ndryshojë shumë dhe sipas agjencisë së statistikave mund të ndryshojë 1-3% dhe kjo lidhet me komunat serbe që e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë.

Në vitin 2011 u regjistruan rreth 25 mijë serbë. Ndërkohë rreth 180 mijë banesa që rezultojnë të pabanuara, rreth 30% e banesave dhe objekteve banuese në përgjithësi, nga 560 mijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy