Analisti Robert Papa deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Sali Berisha e meriton të jetë kryetar i Partisë Demokratike, duke shtuar se nuk kërcënohet nga asnjë rival në parti.
Po t'i kesh ndjekur me kujdes, foltoren, kongresin, duket qartë që ai grupim mbështet Berishën. Kandidaturat si Kadilli dhe Selami s’janë kërcënime serioze ndaj Berishës.
Berisha ka një nuhatje si politikan, kur i hyn diçkaje e nxjerr në fund. Ai i ka hyrë kësaj beteje dhe mendimi im është që të jetë kryetar i këtij grupimi.
E reja është gara për primare edhe për kryeministrin. Ajo që s’më pëlqen janë termat grup parlamentar, terma të vjetra. Të zbehet roli i kryetarit në zëdhënës, të afrohen vlera, kjo duhet të ndodhë në Shqipëri, ndryshe do jetë si vendet e rajonit, ku një autokrat, një njeri pa shkollë, do vazhdojë të jetë kryeministër i Shqipërisë. Presidenti është bërë pa vlerë.
A do ishte mirë që Shqipëria të kishte një Republikë Presidenciale, dhe shqiptarët të votonin direkt për kandidatët e tyre. Ka përfunduar ëndrra e ambasadores Kim për në Kore, për ambasadore. Në senat bëhet një hiring për një emërim të ri. Pas sfidës që i ka bërë Berisha, Kim duhet të humbte atë pozicion. Asaj i mbaron mandati 3-vjeçar, me rregull duhet të kthehet në Departament. Por me lidhjet që ka me Blinkenin, mund të përfitojë. Blinken është sekretari i shtetit më i dobët i 20 viteve të fundit dhe dyshoj ta mbyll mandatin e tij. Edhe Blinken do ta humbas vendin e tij, sepse ka qenë shumë i dobët. Është një elite e majtë, e korruptuar, që nuk e do vendin, që po e çon në krizë ekonomike”.
Ndërsa u ndal te zgjatja në 10 vjet e vizave turistike për në SHBA, Papa tha se ka njerëz që kanë bërë burg për Amerikën por s’marrin dot një vizë, ndërsa foli edhe për diplomatë amerikanë që kanë shitur viza.
Vizën nuk e jep Kim, e jep DASH. Nuk ka asgjë të re, sepse që të vish për vizitë turistike duhet të kesh pagesë të mirë dhe insurance. Ka shumë shqiptarë që duan të vijnë te të afërmit për vizitë, por s’kanë marrë vizë. Ka njerëz që thonë kam bërë burg për Amerikën, por vizat i marrin ish-hetues. Më vjen turp ta them që ka diplomatë amerikanë që kanë shitur vizat. Por është gjë e mire tani nuk shpenzon, me vizën 10-vjeçare. Por s’tregon që do rrish 10 vjet në Amerikë, maksimumi është 6 muaj”.
Sa i takon zgjedhjeve që po mbahen në Serbi, Papa tha se të gjitha partitë serbe janë kundër Kosovës, ndërsa shtoi se Perëndimi duhet të mos lejojë krijimin e autokratëve në rajon.
Vuçiç është kthyer në autokrat, akuza për korrupsion të madh, zgjedhjet janë formale. Kur një ish-ministër i Millosheviçit është si vëlla me kryeministrin tim, mua më vjen keq. Të gjithë grupet partiake në Kosovë janë kundër Kosovës, nuk e njohin. Për Ramën është lajm i mirë për ne jo. Amerikanët dhe BE këtu duhet ta ndihmojnë rajonin, të mos krijohen Lukasheko dhe Putin”.



