“Për të tretën natë radhazi Rusia ka bombarduar portin e Odessas dhe ka goditur depot e drithit, duke shkatërruar 60,000 tonë. Rusia jo vetëm që është tërhequr nga marrëveshja e drithit, por po e djeg atë”. Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel. "Është një akt barbar që jo vetëm që do të shkaktojë viktima civile, por do të çojë në një krizë të madhe ushqimore në botë", shpjegoi më tej ai. "Ajo që po ndodh tani është diçka e re dhe e dhimbshme, sepse deri më tani Rusia nuk lejonte eksporte, tani po e shkatërron. Të shënosh çdo anije si një kërcënim ushtarak do të thotë të ndërmarrësh një hap tjetër për të penguar Ukrainën të eksportojë grurin e saj”, përfundoi Borrell.



