Transaksione të dyshimta në sektorin e energjisë, Tomorri: Kanë shkaktuar dëm financiar 5-6 milionë euro (VIDEO)

Transaksione të dyshimta në sektorin e energjisë, Tomorri: Kanë shkaktuar dëm financiar 5-6 milionë euro (VIDEO)

Transaksionet e dyshimta që në sektorin e energjisë sipas gazetarit të ekonomisë Klodian Tomorri kanë shkaktuar një dëm financiar 5-6 milionë euro. Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, Tomorri shpjegoi se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private përmes së cilës i është shitur energji OSHEE-së me çmime rekord deri në 300 euro për megavat. Gazetari i ekonomisë e quajti të dyshimtë skemën e cila rëndon mbi xhepin e qytetarëve shqiptarë.

Lidhur me atë që kryeministri Rama e quajti “buxhetin e investimeve”, Tomorri tha se qeveria po shpik koncesione që të përfitojnë sekserët që qëndrojnë pas tyre, ndërkohë që quajti mandatin e tretë “mandatin e plaçkitjes së madhe”.

Intervista:

Pse është ndjekur kjo rrugë që KESH t’i shesë energji OSHEE-së, pra një kompani private e përfshirë në transaksionet e energjisë me operatorët publikë?

Tomorri: Ajo që ka ndodhur është se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private. Nëse kryqëzohen të dhënat një pjesë e energjisë i është shitur OSHEE me çmime rekord, deri në 300 euro për megavat. E gjithë kjo skemë është bërë përmes një private. Është një skemë e dyshimtë në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Për çfarë dëmi financiar dyshohet?

Tomorri: Bëhet fjalë për një dëm 5-6 milionë euro që kontrata ka qenë efektive, por duhet rishikuar rast pas rasti. Janë sasi të mëdha që janë shkëmbyer.

Ne ndoqëm në kronikë që SPAK ka nisur verifikimet, por a janë thirrur zyrtarë të KESH-it dhe OSHEE-së për të dhënë shpjegime?

Tomorri: Ne nuk kemi informacione se çfarë është duke bërë SPAK. Kontrata mes KESH dhe NOA është denoncuar përmes CNA dhe ka qenë ky portal që ka thënë që dosja i është dorëzuar SPAK. KESH duhet të vihet nën hetim për të parë si janë arkëtuar paratë dhe si i kanë shpenzuar gjatë kësaj kohe. Buxheti i OSHEE u shfrytëzua në funksion të fushatës elektorale dhe prandaj mbeti pa para për të blerë energji. Për shkak se vendi është në krizë energjitike, është minimum hetimi i këtyre kompanive.

Prej pak ditës në Komisionet parlamentare ka nisur prezantimi i buxhetit të ri. Buxhet që rrit pagat në disa sektorë. Kryeministri tha se pas pandemisë ky do të jetë buxheti i investimeve.  Çfarë duhet të presim?

Tomorri: Është buxhet që vazhdon traditën e dy viteve të fundit me rritje e borxhit. Huamarrja e qeverisë qëndron mbi 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Duhet parë se kush do fitojë rritje pagash dhe nuk do të hyjë në fuqi në janar. Duhet të shohim çdo ndodhë edhe me pensionet. Ajo që unë shikoj si shqetësim të rrezikshëm është rendja e qeverisë pa ndalur drejt koncesioneve të reja. Qeveria nuk i thotë, por do të jenë 7 koncesione të reja që shkojnë 204 miliardë lekë. Ka koncesione të çuditshme për lulishtet e Elbasanit, shpiken koncesione për të marrë paratë e qytetarëve. Kjo histori duhet të marrë fund. Është viti i tretë që borxhi vazhdon të rritet dhe ulja e tij shtyhet për një periudhë të mëvonshme. Këto kontrata janë nga ato që nuk e kthejnë mbrapsht investimin por shpiken që të marrin para sekserët që rrinë pas tyre. Ky do të jetë me gjasa mandati i plaçkitjes së madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy