Zgjohu me MCN/ Kampioni në “drifting” Gjura: Do ta çoj Shqipërinë në garën finale që mbahet në Katar

Zgjohu me MCN/ Kampioni në “drifting” Gjura: Do ta çoj Shqipërinë në garën finale që mbahet në Katar

27 vjeçari Lirim Gjura është sportisti shqiptar i drifting nga Peshkopia i cili përmes spektaklit me makina po shkëlqen në pistat evropiane.

Përmes skype për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Gjura thotë se drifting është pasioni i tij nga fëmijëria teksa në përfaqësimet që i ka bërë Shqipërisë pothuajse gjithmonë e ka nxjerr fitimtarë.

E kam pasur pasion që nga fëmijëria, kam bërë gara gjithmonë me makine edhe si i ri sepse poashtu kam autosallonin dhe ofiçinën time dhe aty jam tërë kohës me makina.

Makina që përdor për gara është makinë japoneze, ndër më të mirat për drifting. Motori është toyota sufra dhe sipër makinave të mia gjithmonë vendos shqiponjën.

Garat janë normalisht të vështira, sepse mund të ndodh që për 5 minuta të humbasësh garën. Garat kanë adrenalinë, për një sekondë po nuk ndërrove marshin 3 ose 4, nuk e merr për të 100 e sekondës dhe mund të humbasësh.

Driftin ka të bëj më shpejtësinë, makina të duhet gjithmonë të jetë në kënd, nuk duhet të jetë e drejtë.

Në pistat e mëdha në Itali, arrijmë shpejtësi 180 km në orë nëpër kthesa.

Kupat i ka fituar shumicën në Itali.

Sportistin shqiptar të drifting së fundi e pret finalja e madhe e garave në Katar, ku shpreson për fitore.

Shqipërinë në muajin dhjetor do ta përfaqësoj në garat në Katar “Drift car racing”. Kjo është garë finale qe e organizon RedBull për vitin 2023, finalja për të rinj.

Garat e driftin, nuk kanë asnjëlloj shpërblimi, e vetmja është kupa dhe mund të jetë edhe po shkove në garë të përsëritshme nuk ka pagesa, bëhet shpërblimi për servisimin e makinave dhe ka raste kur kemi sponsor për marketing.

Në Katar, do të paguajë vet një pjesë, një pjese kompania private që e organizon. Shpresoj të dal fitues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy