Hiqen kufizimet anti-Covid për shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë

Hiqen kufizimet anti-Covid për shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë

Nga sot hyn në fuqi vendimi i Komitetit të Ekspertëve për heqjen e kufizimeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.

Mësohet se policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar në Morinë, me qëllim shmangien e radhëve.  Ndërkaq shtatë sportele janë në funksion të plotë.

 

Vendimi i Komitetit Teknik

“Bazuar ne rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes. 

Nisur nga situata epidemiologjike, kemi vendosur heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandojmë fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura dhe sidomos në ato të paajrosura mirë.

 Vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo çertifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar kjo nga data 1 maj i këtij viti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy