Silvio Goskova, aktori i talentuar nga Korça, flet për eksperiencën në serialin komik “Niçe”

Silvio Goskova, aktori i talentuar nga Korça, flet për eksperiencën në serialin komik “Niçe”

Silvio Goskova, aktor i ri nga Korça, është një emër që po fiton gjithnjë e më shumë njohje për talentin e tij në aktrim. 

Ai nisi rrugëtimin e tij në teatër që në moshën e re, duke u formuar në Teatrin e Korçës dhe më pas duke vijuar studimet në Universitetin e Arteve.

I ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", Silvio foli për eksperiencën e tij të veçantë në rolin e fundit në serialin komik “Niçe”. 

Kjo eksperiencë ka qenë një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për të treguar talentin e tij në një tjetër dimension.

Seriali ka kaluar shumë më mirë se sa e kisha pritur.

 Unë mora pjesë në audicion për këtë projekt, dhe Davidi më ftoi që të marrë pjesë në audicion. Pas audicionit, më morën dhe roli ishte një mundësi fantastike. 

Fillimisht, Silvio ka nisur me teatër, duke e pasionuar që nga fëmijëria. Pas studimeve në Universitetin e Arteve, aktrimi u bë natyral për të. 

E kam nisur që fëmijë me disa role ne Teatrin e Korçës, por pas studimeve profesionalë në Universitetin e Arteve, aktrimi u bë një me mua. Kam pasur gjithmonë një pasion për filmat dhe televizionin. Teatri i Korçës është gjithashtu shumë i zhvilluar dhe ka shumë aktivitete që i afron rinisë çdo ditë. Ata kanë një interes të madh për kinematografinë dhe artet. 

Rinia ka nevojë për mundësi që të zhvillojë pasionin e tyre për artin dhe se si ai vetë ka gjetur vendin e tij në këtë rrugë. 

Një artist gjen veten duke përjetuar eksperienca të ndryshme dhe duke mësuar gjithmonë. Jam i kënaqur me vendin ku ndodhem dhe do të vazhdoj të zhvillohem, duke ruajtur pritshmëritë e mia. 

Përveç serialeve, Silvio ka marrë pjesë edhe në projekte ndërkombëtare. 

Roli im i parë në film ka qenë në vitin 2021, në një produksion shqiptaro-grek-gjeorgjian.

 Ishte një rol dramatik, shumë i fortë. Pas përvojës në këtë projekt, kuptova se si mund të zhvilloj më tej aftësitë e mia. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy