
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 89 raste të reja të koronavirusit nga 4516 teste të kryera gjithsesej. Sakaq po këtë të shtunë kanë humbur jetën 3 persona, duke e çuar numrin e të vdekurve që prej fillimit të pandemisë në 2411.
Tre personat që humbën jetën ishin 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (08 Maj 2021)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 873
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,516
Testime totale 656,876
Raste pozitive 131,666
Raste të shëruara 116,126
Raste Aktive 13,129
Humbje jete 2,411



