Covid, Pekini: Testet mbi udhëtarët kinezë të papranueshme, do marrim masa

Covid, Pekini: Testet mbi udhëtarët kinezë të papranueshme, do marrim masa

Pekini nuk bie dakord dhe dënon gjithë ato shtete të cilat imponojnë teste Covid mbi udhëtarët që mbërrijnë në vendin e tyre nga Kina.

Disa vende kanë vendosur kufizime të hyrjes që synojnë ekskluzivisht udhëtarët kinezë. Një gjë e tillë nuk ka bazë shkencore dhe disa praktika janë të papranueshme.

Një deklaratë e tillë u bë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, duke shtuar se Pekini mund të marrë masa si kundërpërgjigje, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Kina kundërshton fuqishëm përpjekjet për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për të arritur qëllimet politike dhe do të miratojë masat përkatëse në përputhje me parimin e reciprocitetit sipas situatave të ndryshme.

Sipas një studimi të ri të botuar më 29 dhjetor në revistën “Frontiers of Medicine”, rritja e infeksioneve të Covid që përfshinë Kinën mund të ketë arritur tashmë kulmin në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Shangain dhe Pekinin.

Modelet matematikore kanë parashikuar që vala e fundit e infeksioneve do të prekë qytetet kryesore të Kinës deri në fund të vitit 2022, ndërsa zonat rurale do të goditen nga rritja e infeksioneve në mes të fundit të janarit.

Parashikohet se përhapja mund të rritet në mënyrë dramatike nga udhëtimet e planifikuara gjatë Festivalit të ardhshëm të Pranverës, periudhës së festës kombëtare të Vitit të Ri Hënor, i cili bie më 22 janar.

Shtete të ndryshme kanë marrë masa ndaj udhëtarëve që shkojnë në vendet e tyre nga Kina, duke kërkuar si kusht tamponin negativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy