Mesazhi i Papës: Mos bini në grackën e konsumizmit, ka njerëz që nuk kanë bukë në tryezë (VIDEO)

Mesazhi i Papës: Mos bini në grackën e konsumizmit, ka njerëz që nuk kanë bukë në tryezë (VIDEO)

"Njeriu është bërë lakmitar dhe i pangopur. Dëshira për të pasur gjëra materiale është kthyer për shumë prej njerëzve në qëllimin e jetës. Një lakmi të pangopur e ka karakterizuar historinë njerëzore, deri sot kur shumë hanë e pinë në bankete e akoma më shumë të tjerë nuk kanë bukë për të jetuar" .

Ky ishte apeli i fortë i Papës në predikimin e Meshës së Krishtlindjeve.

"Bethlehemi është pika e kthesës për të ndryshuar rrjedhën e historisë", tha Ati i Shenjtë.

“Shkoni, pra, në Betlehem, shkoni të takoni Perëndinë. Rruga, edhe sot, është ajo e përpjetshmja: lini pas egoizmin dhe mos bini në grackën e mondanitetit dhe konsumizmit”, tha Papa duke ftuar besimtarët e krishterë ta kujtojnë lindjen e Krishtit si dashurinë që ushqen njerëzimin.

Mesha e Krishtlindjeve, nën masa të rrepta sigurie, hapi festimet në Vatikan.

Mesazhi i Papës ka të bëjë me nevojën për të ndarë të mirat materiale me ata që janë në vështirësi: "E ndaj bukën time me ata që nuk e kanë atë", tha Papa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy