
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mesditës dhe lagështira e lart në ajër do të ndihmoje në krijimin e shirave të pa përfillshim dhe të izoluar në veri dhe pjesërisht në qendër.
Ndërsa paraditja dhe mbrëmja në vendin tonë do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave.
Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, por rënie sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit, Gadishulli Iberik dhe Alpet e Europës do të dominohen nga vranësirat dhe reshjet e shiut.
Po ashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.
Ndërsa Qendra e kontinentit dhe Brigjet e Greqisë do të paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash.



