Karanxha: Ndryshimet ligjore “vrasin” bashkëpunëtorët e drejtësisë, dobësojnë luftën kundër krimit (VIDEO)

Karanxha: Ndryshimet ligjore “vrasin” bashkëpunëtorët e drejtësisë, dobësojnë luftën kundër krimit (VIDEO)

Ish-prokurori dhe avokati Ervin Karanxha ka ngritur një sërë shqetësimesh të forta lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe ndikimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

 

Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai thekson se disa ndryshime të miratuara në heshtje nga Parlamenti që prej janarit kanë dobësuar ndjeshëm institutin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”.

 

Sipas Karanxhës, ekzistojnë vepra penale për të cilat shteti nuk ka informacion, dhe pikërisht në këto raste roli i bashkëpunëtorit është thelbësor. 

 

Ai e konsideron këtë mekanizëm si një ndër mjetet më efektive për zbulimin e korrupsionit, duke shtuar se shumë vende të Bashkimit Europian e aplikojnë atë me sukses.

 

Një nga pikat më të forta të kritikës së tij lidhet me shfuqizimin e pikës 7 të nenit 28, për të cilën ai kërkon hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

 

Sipas tij, ky ndryshim është bërë pa transparencë dhe pa u reflektuar në raportet ndërkombëtare, përfshirë ato të Bashkimit Europian, gjë që ai e konsideron “të çuditshme”.

 

Heqja e përfitimeve për të penduarit është e qëllimshme dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë për sistemin e drejtësisë, veçanërisht për organet e posaçme si SPAK. Nëse një individ sot dëshiron të denoncojë korrupsionin, sistemi nuk i ofron më stimuj ligjorë për ta bërë këtë.

 

Në deklaratën e tij, ai ngre edhe akuza të forta ndaj asaj që e quan “grup puçist” brenda reformës në drejtësi, duke pretenduar se disa juristë dhe ekspertë, të cilët ai i quan “shkencëtarët e reformës”, kanë ndikuar në hartimin e ligjeve të gabuara dhe në krijimin e konflikteve ligjore. Sipas tij, këto ndërhyrje kanë sjellë pasoja si mbingarkimi i burgjeve dhe cenimi i parimit të barazisë para ligjit.

 

Karanxha paralajmëron se ndryshimet e fundit mund të sjellin pasoja serioze edhe për çështjet ekzistuese. 

 

Ai thekson se palët e dëmtuara mund të kërkojnë rrëzimin e deklarimeve të bëra nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke e futur sistemin në një ngërç ligjor dhe procedural.

 

Megjithatë, ai sqaron se deklarimet e bashkëpunëtorëve mbeten të vlefshme kur mbështeten nga prova të tjera dhe kalojnë në disa filtra ligjorë, përfshirë mbikëqyrjen e prokurorit, praninë e avokatit dhe procesin e ekspertimit në rast dyshimesh.

Në përfundim, Ervin Karanxha kërkon rishikimin urgjent të dispozitave të reja ligjore, duke argumentuar se heqja e rolit efektiv të bashkëpunëtorit të drejtësisë është e barasvlershme me dobësimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy