
Jusristi Redi Ramaj i ftuar në ‘FactCeck’ në MCN TV ka komentuar lidhur me investimin e parave të zeza në Shqipëri për të cilin u shpreh se janë përdorur njerëz pa probleme me ligjin për të pastruar paratë. Ai tha se në sektorin e ndërtimit qarkullon më shumë paraja e paligjshme, ndërsa theksoi se krimi ka depërtuar përtej individëve që qarkullojnë këto para.
Sipas tij janë futur miliona euro para të pista në sistemin bankar dhe se pasuritë e të përfshirëve në krime janë sekuestruar në masën e 80%.
Besoj është fenomen i përhapur në Shqipëri duket dhe nga angazhimi i marrë nga institucionet dhe policia por besoj se ka ndodhur dhe në vende të tjera ku janë përdorur njerëz të varfër për të pastruar para. Është një skemë që ka gjetur terren në Shqipëri, janë gjetur njerëz të papërfshirë me ligjin për të pastruar para dhe për të investuar që të duken si veprimtari të ligjshme. Është bërë e modës që vijnë para në të zezë për shkak të kriminalitetit, aktivitetet e paligjshme, por qoftë dhe para e nxjerr në të zezë dhe këto para janë sjellë në biznese, ndërtimi është më i përfolur, transaksionet e blerjeve të apartamenteve dhe dyqaneve shumica bëhen në të zezë.
I pyetur pse zgjedh krimi këta individë blegtorë, fermerë hekurkthyes, floktore në të gjithë Shqipërinë, Ramaj tha se krimi ka depërtuar dhe përtej këtyre individëve që i ka zgjedhur si qarkullues të parave të tij, ka depërtuar dhe në sistemin bankar dhe institucione të tjera.
Sa e vështirë është për një individ të thjeshtë pa punë dhe të ardhura të hapë një llogari dhe futjen e një sasie parash sepse banka kërkon deklaratën nga kanë ardhur, por çfarë ndodh shumë individë kanë futur deri në mln euro në sistemin bankar dhe ka bërë veprime të lirshme derisa ka ndërhyrë prokuroria për ta ndaluar si skemë. Gjenden persona të pastër kur ti firmos hapjen e një biznesi, merr para që s’janë të tuat dhe i përdor në emrin tënd, janë vepra penale, gjithashtu përtej kësaj ti kalon në nivele që si kupton fare këto skema dhe kanë arritur ti marrin shtetit para dhe kanë qarkulluar dhe paratë e tyre dhe kjo është dhe më e rëndë për shtetin shqiptar.
Se sa dijeni kanë klientët për ligjin anti-mafia, Ramaj tha se në përgjithësi në Itali është më vështirë të bëhet ky transaksion i parave në të zezë sesa këtu në Shqipëri.
Këtu tek ne ka një kulturë më të ulët të ligjit sidomos për këto ligje të reja si ai i anti-mafias. Ka individë që për arsye nga më të ndryshmet për nevojën e një page futen në marrëdhënie që kërkojnë më pas kthimin e një nderi ato janë veprime fiktive që të djegin më pas. Në shumicën e rasteve për të gjithë të arrestuarit, pasuritë e tyre janë konfiskuar në masën 80%. Pra kjo do të thotë që jo vetëm se kanë justifikuar dot, por s’kanë justifikuar dot as nëse një banesë e kanë bërë me para të ligjshme. Pra kanë humbur dhe atë pasuri që e kanë fituar në mënyrë të ligjshme.
Është bërë imediate lufta që duhet të ndërhyjë shteti dhe individë nëpër banka që luan një rol kryesor dhe nëse do kishte një organizim më të mirë do ishte më e vështirë. Bankat kanë në dorë ta frenojnë këtë por për një individ që çon pak para në bankë reagon dhe nuk bën asnjë raportim për mln euro. Mekanizmi korrupsionit shtrihet dhe në banka fatkeqësisht dhe përmes këtyre veprimeve kuptohet qartë kur një individ sjell 200 mln euro dhe merr aksesin si vip.
Ramaj shtoi më tej se duket qartë që nëse s’do kishim hetim serioz nga një vend i BE, siç ka ndodhur vitet e fundit ata sjellin gjithë informacionin dhe ne rregullojmë sa të mundemi pasojat kur duhet të ishte e kundërta.
Një gjë që mund të bëhej dhe pa ardhur hetimi nga jashtë, ka shumë institucione që merren me këtë. Si ka ardhur shuma fillestare nëse sot hedh një euro dhe nesër ke marrë 500 mijë euro kjo ka nevojë për hetim. E para korruptohet dhe kriminalizohet e gjithë shoqëria sepse duke pasur para në të zezë gjëja e parë që do bësh është lidhja me persona me influencë në administrata apo me politikën dhe pastaj gjithë këtë influencë do e përdorësh për interesat e tua dhe jo për zhvillimin e vendit.
Kemi rritur pa fund çmimin e pasurive të patundshme në vend, kjo do të thotë të rrisësh kërkesën në mënyrë të frikshme pra e gjithë kjo situatë prish tregun, ekonominë dhe një individ që futet në treg me kredi apo para do e ketë shumë të vështirë. Duket se këtu ka dhe një bekim, kompromis për ti dhënë dorë të lirë këtyre parave, dhe tashmë i mbetet në dorë SPAK dhe disa institucioneve për të pasur mundësinë për të hetuar sepse në të kundërt do bëhet më e rrezikshme do kthehet në një shoqëri ku kriminaliteti dominon jetën dhe do jemi të pasigurtë.



