Sipas një letre të nxjerrë nga KQZ ku i drejtohet anëtarit Hysen Osmanjaj, akuza e PS-së ndaj Zgurit nuk qëndron. Në shkresë thuhet se përgjigja e prokurorisë ka ardhur në datë 16 tetor, dhe pasi është protokolluar, më datë 17 tetor iu është shpërndarë 6 anëtarëve të tjerë. Ndërkohë Partia socialiste akuzon Zgurin se nuk ka lajmëruar anëtarët e tjerë.



