
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet, duke thënë se ‘Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë’, raporton Novosti serb.
“Asnjë centimetër i Serbisë nuk do të jetë kështu. Këtë e kemi zgjidhur në maj të vitit 1945, kur naziztët u mundën”, tha Gjuriq.
Ai tha se presidenti Thaçi “duhet ta di se Serbia nuk ka ndërmend të bashkohet me Shqipërinë, dhe se çdo formë e separatizmit është në kundërshtim me normat e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare”, përcjell Novosti.
Gjuriq kujtoi se "Shqipëria e Madhe" ishte një projekt fashist, i mposhtur më 9 maj 1945, dhe se u thirr edhe një hërë në ditën e zgjedhjeve evropiane, mu në fytyrën e Evropës.
"Është e quditshme heshtja e zyrtarëve ndërkombëtarë mbi thirrjet për copëzimin dhe copëtimin e shteteve anëtare dhe të njohura ndërkombëtarisht të Kombeve të Bashkuara.
Nëse ka një reagim nga jashtë apo jo, një gjë është e sigurt - projekti i "Shqipërisë së Madhe", do të mposhtet sa herë që shfaqet në skenën historike", përfundoi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.



