Kryebashkiakët e Athinës dhe Zagrebit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët duke dënuar përleshjet e ashpra, si pasojë e të cilave humbi jetën tifozi 29-vjeçar i AEK-ut.
“Dhuna dhe gjakderdhja e pakuptimtë nuk gjejnë vend brenda stadiumeve, qyteteve apo shoqërisë sonë”, thanë kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis dhe homologu i tij i Zagrebit, Tomislav Tomaseviç.
“Ne denoncojmë me vendosmëri krimin e urryer që çoi në humbjen e një jete të re dhe incidentet shqetësuese që përfshijnë huliganë që rrezikuan jetën e qytetarëve të pafajshëm dhe fëmijëve të vegjël. Dhuna i kapërcen kufijtë kombëtarë; origjina e saj e vetme është urrejtja. Ne shpresojmë që fajtorët të kapen dhe penalizohen sa më shpejt në një mënyrë që të shërbejë si shembull, duke parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla tragjike. Në kohë si këto, fjalët rezultojnë të papërshtatshme. Ngushëllimet tona të përzemërta i shprehim familjes së viktimës”, thanë ata.
“Si kryetarë bashkie, ne jemi të përkushtuar për të forcuar miqësinë ekzistuese midis Athinës dhe Zagrebit. Bashkëpunimi ynë mbetet i palëkundur përballë akteve të izoluara të dhunës”, përfunduan ata.



