Xhubleta/ Dano: Shqipëria në kohën e provës, UNESCO kërkon që të prodhohet në mënyrë artizanale deri në fund të 2025-ës

Xhubleta/ Dano: Shqipëria në kohën e provës, UNESCO kërkon që të prodhohet në mënyrë artizanale deri në fund të 2025-ës

Koleksionistja dhe shkrimtarja Luljeta Dano, drejtore e Qendrës Antropologjike “Xhubleta”, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV për vlerat e kësaj veshjeje tradicionale dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së saj. Dano vuri në dukje se UNESCO kërkon nga shteti dhe institucionet shqiptare që deri në fund të 2025 të ngrenë infrastrukturën e duhur të prodhimit të xhubletës në mënyrë artizanale, sipas teknologjive të vjetra. Dano theksoi se “Shqipëria është në kohën e provës” dhe nëse s’realizohet një gjë e tillë, vendi ynë humbet atë që ka fituar nga UNESCO.

Duke folur mbi pasionin e koleksionimit në tërësi dhe xhubletën në veçanti ajo shprehet:

Ligji i parë ka qenë i vitit 2003, ku për herë të parë kishim një ligj për koleksionet private. Janë bërë disa tryeza ku kemi marrë pjesë të gjitha grupet e interesit. Më duket do shqyrtohet në Parlament me nisjen e sesionit të ri në shtator. Më parë ka qenë që çdo koleksionist kishte të drejtën dhe detyrën të regjistronte koleksionin e tij. Ishin dy koleksione, koleksioni Onufri, dhe koleksioni i madh Mario Kondi, ku është koleksioni i koleksionistëve privatë. Pasioni për xhubletën erdhi përmes rastësisë. Një mik më la dy xhubleta, që kishin një çmim të lirë, 90 mijë lekë të vjetra për copë. Ishte viti 2005, dhe s’arrita t’i shoh, sepse po binte shi, dhe i kam marrë në thes. Kur shkoj në shtëpi i hap dhe ballafaqohem me atë që ato kishin, sidomos njëra, kishin këto simbolet dhe pavarësisht se kisha jetuar në Shkodër, xhubleta kishte qenë e pranishme në fotot e Marubit, në rrëfime, por s’e kisha prekur nga afër. Simboli është erosi mbi delfin. U ballafaqova me një grup simbolesh që s’ishin thjesht dekorativ, ishin zoomorfe, dhe ishin tekste në vetvete.

Xhubleta më e hershme mendoj që do jetë 150-vjeçare, e brigjeve të Drinit, fare e zbehur, por ka simbole shumë të rëndësishme për mua. Xhubleta është kryekostumi kombëtar, heroinat identifikohen me xhubletën. Xhubleta është padiskutim një nga veshjet më të vjetra, jo etëm të kostumeve të vjetra shqiptare, por edhe më gjerë, del në statujeta të Kretës, por edhe më të vjetra 6500 vjeçare, që përafrohen me xhubletën. Guna myzeqare me rrëke është negativi i xhubletës. Pengesa ligjore ekzistojnë për koleksione të caktuara. Janë koleksionistë të tjerë më të prekur, është psh. blerja në ankandet e huaja. Ligji shqiptar nuk e lejon koleksionistin privat që ta rishesë, po hyri në Shqipëri, s’duhet të dalë. Mendoj që ligji duhet të liberalizohet. Këta njerëz janë kryesisht njerëz të kulturës, dhe individi ka nevojat e tij për shkak të limitit të jetës, është e drejta e tij që të dojë ta shesë, për një nevojë të tijën. Ne jemi në momentin delikat të kohës që na ka vënë UNESCO, deri në fund të vitit 2025, që shteti shqiptar, institucionet, duhet të ngrejë infrastrukturën e duhur të prodhimit të xhubletës në mënyrë artizanale, sipas teknologjive të vjetra, pa devijuar me elementët modernë të prodhimit, dhe shpresoj që të bëhet kjo punë, sepse Shqipëria është në kohën e provës dhe nëse s’realizohet e humbet atë që fiton nga UNESCO”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy