Kryeministri i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, ka fituar zgjedhjet presidenciale me një shumicë absolute votash.
Mirziyoyev konsiderohej favoriti kryesor, pasi Parlamenti ia kishte besuar ushtrimin e detyrës së kreut të shtetit pas vdekjes së presidentit Islam Karimov.
Ai është zgjedhur në këtë post falë votës së 88.61 % të votuesve.
Megjithatë, vëzhguesit e OSBE-së i kanë konsideruar të parregullta zgjedhjet.



