Ryshfet 132 mijë euro për tenderin, “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e kabinetit të OSHEE

Ryshfet 132 mijë euro për tenderin, “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e kabinetit të OSHEE

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar si masë sigurie “arrest me burg” për Albana Ferraj, e arrestuar pak ditë më parë për korrupsion, ndërsa ishte shpallur në kërkim qysh prej vitit 2020.

Masa e sigurisë ndaj saj u caktua ditën e sotme, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim hë hetimeve.

Ferraj e cila ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së kabinetit pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, akuzohet për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,.

Gjithçka pasi dyshohet se ka përfituar një shumë prej 132 mijë euro në formë ryshfeti, për të favorizuar një kompani italiane në një tender të kryer në vitin 2016, kohë kur mbante detyrën e drejtoreshës së kabinetit në OSHEE.

Albana Ferraj akuzohet në cilësinë e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE, ka përfituar 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare italiane, në procedurën e prokuorimit të zhvilluar në vitin 2016.

Ferraj, me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare dhe duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, ka fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy