Diaspora protestë para Kryeministrisë, bashkë me ta edhe banorët e Astirit

Diaspora protestë para Kryeministrisë, bashkë me ta edhe banorët e Astirit

Qytetarë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në diasporë janë mbledhur sot në një protestë para Kryeministrisë. 

Kjo protestë sipas tyre është për të gjithë qytetarë, për studentët dhe për këdo që ka pakënaqësi kundër qeverisë dhe po mbahet në ditën kur kreu i qeverisë vendosi dhe të largojë nga qeveria 7 ministra.

Pavarësishst se policia nuk i ka dhënë leje për protestë emigrantëve, ata kanë dalë në shesh me thirrje e mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Jemi këtu për studentët për minatorët, naftëtarët, biznesin ish-të përndjekurit politik, pensionistët dhe për çdo shtresë që ndihet i shtypur nga ky sistem jo thjesht nga qeveri”, u shpreh organizatorëve të kësaj protestë, Gent Sejko.

Ndërkohë që një protestues tjetër që kishte ardhur nga Amerika, shtoi se kjo protestë duhet të kthehet në një parti politike me nuanca nacionaliste. “Të formojmë një parti nacionaliste që djemtë dhe vajzat Shqiptarë të zgjohen nga gjumi”, shtoi ai.

Pikërisht në lidhje me mosdhënien e lejes me pretekstin se nuk dihej se kush ishte organizatori i saj, njëri prej emigrantëve të pranishëm në protestë tha se është e turpshme sesi shteti shqiptar garantoi protestën e ekstremistëve grekë dhe ndalon atë të shqiptarëve.

Protestës së emigrantëve i janë bashkuar dhe banorët e zonës së Astirit, të cilët kanë dalë në protestë prej thuajse dy muajsh çdo ditë. Ata kanë vijuar edhe sot protestën e tyre në ditën e 55-të dhe sot ata nuk po protestojnë afër banesave të tyre, të cilat preken nga projekti, por kanë nisur një marshim në këmbë drejt Kryeministrisë.

Ata kanë arrdhur nga rrugë të tjera të Tiranës me thirrjen "E duam Shqipërinë pa Edi Ramën", dhe më pas të gjithë brohorisnin "Rama ik". 

Banorët e Astirit, pasi bllokuan rrugën për disa minuta iu bashkuan protestuesve të tjerë.

Duke komentuar ndryshimet në qeveri, banorët thanë se kjo nuk ndryshon asgjë.

"Është ai që duhet të largohet që të rregullohet Shqipëria. Ai po bën shoë dhe ministrat janë kukulla të Ramës", tha një banore.  

Këtë gjë banorët e Astirit e kishin paralajmëruar dhe dje, ku thanë se do i bashkoheshin protestës së diasporës.

Ndërsa një emigrant duke iu drejtuar kryeministrit tha: 

"Garantuan protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndaloni protestën e patriotëve shqiptarë. Zoti Kryeministër, ne jemi këtu. Ju thatë që nuk do ketë protestë. Ne jemi këtu. Jemi këtu për stuendët, për banorët e astirit, për minatorët, për naftëtarët, për pensionistët dhe për cdo shtresë që ndihet e shtypur këtu", tha një emigrant.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy