Serbia kundër Kosovës në KiE/ Gashi: Vuçiç e ka betejën e humbur. Përmes saj, kërkon të futet në arenën ndërkombëtare (VIDEO)

Serbia kundër Kosovës në KiE/ Gashi: Vuçiç e ka betejën e humbur. Përmes saj, kërkon të futet në arenën ndërkombëtare (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje dje gjatë një takimi të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këtë fakt, eksperti i sigurisë në Kosovë, Milazim Gashi, në një komunikim për ‘MCN live’, e quan betejë të humbur të Serbisë.

Sipas tij, kjo pasi Vuçiç për ti ikur shumë embargove, po kërkon që përmes Kosovës, të futet në arenën ndërkombëtare.

Serbia siç e dimë ka betejën e humbur në arenën ndërkombëtare duke llogaritur që i vetmi shtet i Ballkanit që nuk ka futur embargo ndaj Rusisë, andaj lojërat diplomatike të Serbisë në koncept me BE, është i taktizuar për shkak se Serbia ka ngritur një modalitet të komunikimit në aspekt me Kosovën, ku si target është Republika e Kosovë, andaj Vucic për ti ikur shumë embargove nga faktori ndërkombëtar dhe nga BE, nga SHBA, të aktivizon me këto modele në arenën e brendshme politike në Serbi për ti ikur goditjeve të radhë s nga BE, ku tani siç e dimë ne Serbia me konfliktin në Ukrainë të gjithë aleatët evropiane i ka të humbur në aspekt të arenës ndërkombëtare.

E vetmja mundësi për të qenë pjese e një debati në aspektin evropian është të goditet Kosova dhe aleatët që e ndihmojnë Kosovën.

Analisti i sigurisë, Gashi, vlerëson se Serbia gjendet në panik për faktin se është e rrethuar nga shtetet aleate të NATO-s.

Serbia realisht sipas burimeve që ne kemi, po gjendet në një panik të lartë, ne gjendemi në një situatë me të favorshme se ajo, në aspektin e sigurisë, duke llogaritur shtete e Ballkanit Perëndimor, që na rrethojnë me NATO, andaj Serbia është e rrethuar me aleatët e NATO-s, dhe duke parë nivelin ekonomik rënien dhe te nataliteti i popullit serb, kemi 550 fshatra në Serbi ku nuk jeton askush.

Kështu që Vucic është i obliguar që përmes Kosovës të bëj gjëra taktike dhe te futet në arenën ndërkombëtar të shpëtoj kokën e vet dhe njerëzit brenda spektrit të brendshëm në kuadër të qeverisë së Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy